PARIS

Franca ka hequr disa kufizime radikale të kohës së koronavirusit, por gjithsesi është shumë larg të rinisjes së një jetë normale.

Ata që trazuan Parisin dhe qytete të tjera franceze, që morën emrin “Jelek-verdhë”, kanë nisur prapë protestat. Demonstrata të tyre janë mbajtur në qytete të tilla si Paris, Bordeaux, Montpellier, Lyon, Nantes, Strasburg, Marsejë dhe Tuluzë.

Edhe pse Franca ka hequr disa masa ndaluese, sërish mbledhja e më shumë se 10 personave në një vend tubimi ndalohet me ligj. Policia arriti të shpërndajë të gjithë tubuesit, ndërsa janë bërë edhe kundër—protesta, nga ata që nuk donin Jelek-verdhët.

Në Tuluzë, shitësit në dyqane mbajtën demonstratë kundër Jelek verdhëve, duke thënë se “ata po rrezikojnë shëndetin e të gjithëve”.

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner tha se tubimet e tilla janë të patolerueshme, duke shtuar se me ata protesta, rreziikohet jeta e të gjithë qytetarëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link