17:45, 18 Maj 2020

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.E., nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunë në familje”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.E., më 8 mars rreth orës 23:00, si dhe me datë 9 mars rreth orës 14:00, në shtëpinë e përbashkët familjare e cila gjendet në Suharekë, me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij F.E, njofton Klan Kosova.

Me këto veprime, siç shkruan në kumtesën e Prokurorisë Themelore, i pandehuri A.E., ka përmbushur elementet e veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.​





Source link