13:40, 18 Maj 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vlerëson se marrëveshja e nënshkruar në Munih ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell për linjën e fluturimeve Prishtinë – Beograd, nuk është një marrëveshje.

Kurti ka theksuar se versioni final i kësaj marrëveshjeje, është prezantuar me vonesë.

“Ne e dimë se versioni final të marrëveshjes që mua më është prezantuar me vonesë, atëherë kur edhe negocimi edhe draftimi kishin përfunduar. Mund të them që jemi për sa më shumë bashkëpunim rajonal, por ky bashkëpunim rajonal duhet t’i ketë dy gjëra themelore parasysh: e para, kushtetutshmëria e ligjshmëria dhe e dyta rentabiliteti ekonomik”.

“Të gjitha bashkëpunimet tona të cilat përfshijnë bashkëpunimin ekonomik duhet të jenë të leverdishme dhe të qëndrueshme”.

“Ajo nuk është një marrëveshje, por një shprehje e vullnetit. Duhet të kalojë edhe shumë hapa të tjerë që të kthehet në marrëveshje”, ka thënë Kurti.

 





Source link