“Marrja e përgjegjësive tani është më rëndësi për vendin sepse Qeveria e shkarkuar e ka të pamundur t’i marr të gjitha veprimet për rimëkëmbjen ekonomisë. Është e nevojshme një Qeveri me mandat të plotë në mënyrë që të ketë rimëkëmbje ekonomike”.

11:48, 18 Maj 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një vizitë në degën e kësaj partie në Ferizaj.

Ai ka thënë se Kosova duhet të nxitojë me hapjen e ekonomisë në mënyrë që të mos ngelet prapa, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, marrja e përgjegjësive tani është më rendësi për vendin sepse Qeveria e shkarkuar e ka të pamundur t’i marr të gjitha veprimet për rimëkëmbjen ekonomisë.

“Shpresojmë që shqetësimet që ende ekzistojnë rreth pandemisë Covid-19 së shpejti do të tejkalohen. Kryesore është të ketë një plan emergjent për rikthimin e ekonomisë së vendit”.

“Sot jemi këtu po ashtu që të kujtojmë 20 vjet rrugë të themelimit të AAK-së. Këtu takuam vetëm disa kolegë për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë. Falënderojmë personelin mjekësor dhe të gjithë ata që janë angazhuar në luftimin e Covid-19”.

“Ne jemi vend me ekonomi të vogël, jemi një rajon që ka varshmëri të madhe të ekonomisë. Duhet të nxitojmë me masat ekonomike në mënyrë që ta rikthejmë atë. Serbia ka hapë ekonominë e saj dy javë përpara. Kosova nuk guxon të vonohet tepër – duhet të ketë strategji – nuk guxojmë të mbesim të fundit sepse të tjerët do të jenë para nesh”.

Haradinaj ka thënë se vizita e tij në degën e AAK-së në Ferizaj nuk mund të cilësohet si fushatë.

“S’ka të bëjë me fushatë, partitë janë gjithë jetën në fushatë. Unë kam qenë edhe në Gjilan në përvjetor”.

“Marrja e përgjegjësive tani është më rendësi për vendin sepse Qeveria e shkarkuar e ka të pamundur t’i marr të gjitha veprimet për rimëkëmbjen ekonomisë. Është e nevojshme një Qeveri me mandat të plotë në mënyrë që të ketë rimëkëmbje ekonomike”.

klankosova.tv

klankosova.tv





Source link