10:22, 18 Maj 2020

Një aksident ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00 në Viti, ku humbi jetën një person.

Viktima është rrokullisur me traktor deri sa ishte duke shkuar për të marrë dru.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë tërhequr viktimën nga vendi i ngjarjes, njofton raporti 24-orësh i policisë përcjell Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.





Source link