Në fundjavë, të gjithë sytë e botës ishin drejtuar nga Bundesliga. Kampionati gjerman ishte i pari mes Ligave të mëdha europiane që zbriti në fushë, pas ndërprerjes së imponuar nga pandemia e Covid-19. Jo vetëm “malli” për futboll, pasi Bundesliga tërhoqi nga vetja prozhektorët, pasi sfidat e saj shërbyen si një test dhe shpresë për të gjithë kampionatet që kërkojnë të mbyllin sezonet. Pritshmëritë e mëdha konfirmohen nga rekordi për shikueshmërinë që u vendos në fundjavë. Nga e shtuna kur nisën edhe ndeshjet e para, 3.68 milion njerëz u ulën para televizorit në Gjermani.

B9723490339z.1 20200518101733 000+gm7g1ckss.2 0
B9723490339z.1 20200518101733 000+gm7g1ckss.2 0

Kjo shifër i përek vetëm kanaleve me pagesë, ndërsa “Sky Sport” bën të ditur se 2.45 milion të tjerë i panë sfidat në kanalin pa pagesë. Po ashtu, raportimet nga vendet e tjera sa i përket shikueshëmrisë në Europë, flasin për dhjetra milionë njerëz të lidhur me ndeshjet e kampionatit gjerman nëpërmjet televizionit. Në kompleks gjithçka shkoi mirë, megjithë u evidentuan disa probleme. Si fillim dëmtimet, pasi tetë lojtarë dolën nga fusha të dëmtuar, përfshirë edhe mesfushorin e kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula që luan me Paderborn. Edhe protokolli sanitar dhe shëndetësor përgjithësisht u respektua, ndonëse në disa raste lojtarët nuk u përmbajtën me përqëafime, madje edhe me puthje mes tyre në momentet e festimit të golave.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link