Aktori Mehdi Malkaj përveç mesazheve të forta që përcolli nga protesta kundër vendimit të shembjes së Teatrit Kombëtar, nuk i kurseu as ironitë.

Teksa ngjitej në podiumin e improvizuar, Malkaj tha se protestuesit ishin futur në territorin e bashkisë.

“Qenkeni futur dhe nga territori i bashkisë mor aman. Miq ju lutem, mbani një minutë qetësi..(dëgjohen pëshpërima). Ja kjo është zhurma që na mban gjallë ne. Tek ky teatër. Spektatori. Këtu tek ne doli si fillim, banda, kontrabanda, pastaj anti-kondrabanda. Ku vend do bëhet kur të ikin këto të treja. (Poshtë diktatura, poshtë Edi Rama-thirrjet që dëgjohen teksa flet aktori). Që të zhduken këto të treja, duhet të vendoset demokracia. Ju dua shumë, ju kam shumë xhan.”, tha Malkaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link