Ish deputeti i PD Edi Paloka i ftuar në studion e lajmeve në “News 24” foli edhe njëherë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Paloka tha se Edi Rama duhet larguar me cdo kusht, pasi është e keqja e madhe e Shqipërisë.

“Teatri është trashëgimi kulturore dhe asesi nuk mund të shembej. Edi Rama duhet të largohet, është e keqja e Shqipërisë. Shqiptarët nuk duhet të presin nga bota, por duhet të reagojnë vetë. Teatri është ndër sitet që duhet mbrojtur. Të gjithë duan teatër të ri, ta ndërtojnë diku tjetër”, tha Paloka.

I pyetur për Reformën Zgjedhore, Paloka nënvizoi se Edi Rama është njeriu që nuk e do këtë reformë.

“Ne e shohim Reformën Zgjedhore të domosdoshme. Edi Rama është njeriu që nuk do reformën. Nuk e duan reformën, sepse e kemi parë sesi vjedhin zgjedhjet, sesi blejnë votën, sesi kanë rrënuar gjithcka që është demokratike dhe në shërbim të popullit”, u shpreh Paloka.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link