TIRANË

Analisti Skënder Minxhozi e ka cilësuar shembjen e teatrit Kombëtar si aktin fundor të një historie të gjatë në rrëzimin e asaj që konsiderohet e vjetër. Në “Real Story” në News24, Minxhozi tha se shembja e teatrit duhet të na bëjë të hedhim një hap të vendosur që të shpëtojmë atë që do konsiderohet nga shkencëtarët si trashëgimi e qytetit.

“Jam ndjerë shumë keq si shumë shqiptarë kur e pashë që u shemb. Si një banor i këtij qyteti nuk mund të ndihem mirë kur një nga godinat përfaqësuese të qytetit ka atë lloj fundi.
Do ta shihja si pikën që derdh gotën. Në këto 30 vjet në këtë qytet janë dëmtuar shumëzona me vlera historike. në emër të asaj që është quajtur rrëzimi i të vjetrës dhe hapja rrugë të resë.
Ish-kryetar i bashkisë, sot kryeministër me Tiranën e vjetër duket që ka një llogari të vjetër. E shoh si aktin fundor të radhës të një histori të gjatë peripecish.
mendoj se shembja e teatrit duhet të na bëjë të hedhim një hap të vendosur që të shpëtojmë atë që do konsiderohet nga shkencëtarët si trashëgimi e qytetit. Teatri nuk do kthehet më, do bëhet sipas projektit.
Unë mendoj se është urgjente të shpëtojmë atë që ka mbetur. Ne nuk kemi as koshiencë ambientaliste. U pre gjithë lulishtja e Namazgjasë dhe sot kemi një institucion kulti. Ky qytet nuk ka as stacion treni”, tha Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link