17:17, 18 Maj 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera regjionale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák.

Kurti diskutoi me Lajčák për situatën me pandeminë COVID-19 në Kosovë. Mes tjerash, u diskutua për kalimin në fazën e dytë të lirimit gradual të masave, dhe rezultatet e fundit në menaxhimin e COVID-19 sipas të cilave numri i të shëruarëve është 3-fish më i lartë së numri i rasteve aktive, njofton Klan Kosova

“Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Kryeministri në detyrë Kurti përsëriti përkushtimin e tij për një dialog me parime, të përgatitur mirë ku e rëndësishme është përmbajtja e marrëveshjes dhe ku qytetarët janë përfitues të saj. Me këtë rast, Kurti e falënderoi Lajčák për qëndrimin e tij kundër idesë për shkëmbimin e territoreve, ide që nuk ka as mbështetje rajonale”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri në detyrë po ashtu parashtroi kërkesën dhe nevojën për një vendim sa më të shpejtë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.





Source link