Muzetë në Itali dhe atraksionet e tjera kulturore do të rihapen të hënën, pas lehtësimit të disa masave të izolimit kundër koronavirusit.

”Koloseu’ në Romë do të rihapet në fund të majit”, deklaroi një zëdhënëse e tij.

Sipas saj do të vendosen masa të rrepta sigurie, ku do të përfshihet dhe matja e temperaturës.

Muzetë e Vatikanit, ndër muzetë më të njohur në botë, si dhe vendet arkeologjike në Pompei janë duke u përgatitur për t’u rihapur.

Duke filluar nga qershori, vizitorët do të hyjnë vetëm në Pallatin e Doge-t në Venecia. Galleria dell’Accademia në Firence pritet të rihapet më 2 qershor.

Institucionet kulturore planifikojnë të kufizojnë numrin e vizitorëve dhe të vendosin rregullore të rrepta që sigurojnë distancimin shoqëror, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link