Kryeministri Edi Rama duke polemizuar me analistin Ron Gjinovci në emisionin Pressing e ka akuzuar se po shpif për shembjen e Teatrit dhe ka thënë se shoqëria civile është në nivelin më të ulët të mundshëm nëpër studiot shqiptare. Kur i përmendën deklaratat e zëvendës kryeministrit në detyrë të Kosovës, Haki Abazi, Rama tha “kush është ky një herë se nuk e njoh”.

Më tej për deklaratën e Abazit kundër shembjes së teatrit, Rama tha se është e neveritshme dhe e ulët. Rama tha se ka heshtur gjatë “luftës politike” kosovare në kohë të pandemisë ndërsa aktivistët e VV’së kanë punuar që të rrëzojnë qeverinë e tij në Shqipëri.

I pyetur pse nuk reagoi për rrëzimin me votëbesim të qeverisë Kurti, Rama tha:

“Aktivistët e VV s’besoj se u ka ngelur hatri që s’kam thënë asgjë, në kushtet kur në Kosovë partitë janë në betejë të brendshme. Nuk kam marrë anë për të ndërhyrë në punët e brendshme, aktivistët në fjalë kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time kështu që s’besoj se të jetë kjo ajo që kanë pritur aktivistët nga unë. Mendoj që marrëdhëniet e vërteta janë me të vërtetë, e ajo që mua më ka lënduar shumë me Ramushin është gënjeshtra, ajo që më ka lënduar me Albin Kurtin është gënjeshtra.

Gënjeshtra publike kur flasim për cështjen e teatrit, cdo me thënë kjo qe do i jepet oligarkeve, që 1 mijë policë duhet të mbronin teatrin e jo të bënin detyrën? Nga kush ta mbrojnë? Nga kush vjedhje e kriminalizim? Se  Albin Kurti ka shkuar edhe me larg, duke me krahasuar me Sllobodan Milloshevicin, qe cfare i beri mounumenteve te Kosoves e qe cfare po i bekam une asaj ngrehine qe ska qene kurre ne listen e monumenteve te Kultures.

Njëherë është Isa Mustafa kriminel pastaj profesor. Njëherë thotë eja ti bëjmë varrin kriminelit, pastaj bëhen bashkë. Mua kësisoj akuza nuk më kanë hije. Nuk dua të ndërtoj këso kauza”, shton ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link