Callum Hudson-Odoi është arrestuar nga policia britanike në natën mes të shtunës e të dielës. Sipas “The Sun”, futbollisti i Chelsea kishte ftuar në shtëpinë e tij një femër, me shumë mundësi një modele, duke thyer në këtë mënyrë rregullat e karantinës.

Sun
Sun

Policia informoi se kishte marrë një telefonatë nga një vajzë, zyrtarisht për një incident të ndodhur në shtëpinë e lojtarit. Edhe autoambulanca është parë në shtëpinë e tij në Londër, e cila ka marrë vajzën pasi ajo nuk ndihej mirë. Hudson-Odoi është arrestuar dhe shoqëruar në polici ndërsa në shtëpinë e tij vijojnë hetimet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link