Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të liderëve me Presidentin Stevo Pendarovskin tha se ishte një takim i rëndësishëm ku u paraqitën informacion nga institucionet përgjegjëse, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë dhamë shqetësim që situata duhet të trajtohet me vëmendje. Për ne është e rëndësishme shëndeti i qytetarëve, dhe se përpiqemi që situatën ta kalojmë në komunikim me institucionet shëndetësore dhe të arrijmë një konsensus për një datë të mundshme me sa më pak rrezik për qytetarët”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ai tha se jemi të vetëdijshëm se vendi është pa një Kuvend funksional, me qeveri teknike, por se këto janë situatat.

Ai shtoi se për atë është më e rëndësishme konsensusi për datën e zgjedhjeve dhe shëndeti i qytetarëve./Telegrafi/





Source link