‘Babai im vdiq në paqe natën e kaluar në moshën fantastike 86 vjeç. Ai ishte në lëvizje, punonte dhe na ka bërë të lumtur deri në fund. E kemi dashur kaq shumë. Do na mungojë gjithmonë shumë’. Më këto fjalë Hope, vajza e Fred Willard, njofton vdekjen e babait të saj. Aktori dhe komediani ka luajtur në shumë role mes të cilëve atë të John Forester në filmin e famshëm ’Beautifil’ dhe kishte marrë pjesë gjithashtu edhe në ‘Modern Family’, ku luante rolin e Frank, babai i protagonistit Phil Dunphy.

Në filmin “Beautiful” Fred ka interpretuar vëllain e Eric Forester dhe babain e Ivy për një vit, nga 2014 në 2015 dhe menjëherë pas kësaj e la serialin. Në të shkuarën nga 2003 në 2005, për rolin e tij në ‘Të gjithë e duan Raymond’ ai mori plot tre herë kandidaturën për çmimin Emmy, si aktori më i mirë në një serial komedie, në 2010 ai ishte sërish kandidat falë rolit të tij në ‘Modern Family’. Nga kinemaja në televizion gjatë karrierës së tij ai ka marrë pjesë në më shumë se 300 role.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link