15:43, 17 Maj 2020

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi, ka thënë se deri më tani atje me Covid-19 i kanë të infektuar 129 persona.

Ai në një intervistë për klankosova.tv deklaroi se deri tani kanë 95 persona të shëruar, 2 të vdekur dhe raste aktive momentalisht kanë 32 persona.

Ademi tregoi se gjendja e personave aktiv me Covid-19 është stabile dhe se të gjithë janë në shtëpitë e tyre.

Personi i parë i prekur me Covid-19 në Ferizaj ishte më 21 mars.





Source link