Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bashkë me disa ish-deputete e mbështetëse femra të LSI-së vijojnë rezistencën. Ajo u shfaq te “Myslym Shyri” pak pasi u larguan me forcë të rinjtë nga policia.

Kryemadhi tha se do të qëndrojë aty, ndërsa i bëri thirrje OJQ-ve dhe shoqërisë civile të protestojnë.

“Edi Rama dhe shpura e tij prostitutë që do ta mbaj mend kalibri jonë mendon që ka fituar meqë prishi një godinë, mendon që recitimet e Ndrenikës e Xhepës, mendon se do i ketë me orgjitë e Veliajt me shok. Ai teatër vqrtet është rrënojë, ai teatër është përgjegjësi e të gjithë neve bashkë.

Kam 48 orë pa gjumë, 12 orët e mia të shërbimit deri në 9 të darkës i bëra me dinjitet, do vazhdoj ta bëj me dinjitet qëndresën time. I bëj thirrje OJQ, Shoqërisë Civile që dalin e bëjnë fjalime për të drejtat e njeriut të vijnë këtu, të ishin atje në mëngjes sic ishin Neritan Licaj, mond budimna boll morëm euro në zyrat e BE! Le të vijnë këtu edhe ata që s’kanë qënë në meëngjes, ose le ta mbyllin gojën.

Atij fadromistit që e paguan Rama me 300 lekë, t’a mbajë mend se në brug do shkojë! Ajo policja që goditi Silva Cakën t’a mbajë mend se thonjtë me manikyr si të shtrigën në fytin e saj do ngulen, ta mbajnë mend tw gjithw ata policw që dhunuan gra e student, ta mbajnë mend! Do t’i bëjmë personale, prokuroria shqiptare të vijnë dhe të arrestojnë ata polica me maska! Ne nuk dimë kush kanë qënë, janë banditë, spacatorë apo cfarë? Mua këtu më kanw unë do bëj detyrat e mia, planet e mia, do rri këtu me sa të kem mundësi. Ja ku do ulem”,- tha kryetarja e LSI.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link