8:46, 17 Maj 2020

Ekipet e Rojes Bregdetare të Turqisë shpëtuan në brigjet e rajonit Ayvacık në qytetin Çanakkala 26 azilkërkues në një gomone të cilët u detyruan të kthehen në ujërat territoriale turke nga elementët e rojes bregdetare greke.

Grupi i azilkërkuesve tentoi të kalojë ilegalisht në ishullin grek Lesbos. Pas hapjes në det nga bregu i rajonit Ayvacık, gomonia me 26 persona me origjinë nga Afganistani, Afrika Qendrore dhe Somalia, pas përparimit të saj në det u përcaktua nga roja bregdetare greke të cilët e detyruan gomonen të lëvizte në drejtim të ujërave turke.

Me kërkesë të azilkërkuesve në rajon u nisën elementët e rojes bregdetare turke të cilët nxorrën më pas në sipërfaqe azilkërkuesit e shpëtuar.

Për 26 azilkërkuesit, përfshirë 2 fëmijë dhe 5 gra u dha ndihma me ushqime dhe veshje në stacionin e rojes bregdetare Küçükkuyu ku ata u dërguan pas shpëtimit, transmeton Anadolu Agency.





Source link