Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo shkruan se Rama me aktin e fundit për shembjen e Teatrit Kombëtar ka treguar se është mjaftueshmërisht jashtë kontrollit dhe shteti përfaqësohet me fytyrën e tij të dhunës së çmendur.

Bozdo shpreson që me aktin e sotëm të nxirret më e mira nga shqiptarët teksa bën thirrje që të gjithë shqiptarët të jenë në shesh pa asnjë justifikim apo paragjykim.

 

STATUSI NGA ENO BOZDO
Sot ra maska e fundit, nē se kishte ngelur njē e tillē!

Teatri Kombētar u shēmb sot pēr t’i thënë shqiptarēve se shteti dhe institucionet e tij tashmē pērfaqēsohen vetēm me fytyrēn e dhunēs sē çmendur, me fytyrēn e Edi Ramēs.

Me kētē akt tē pērllogaritur me qetēsi vrastare, Edi Rama i komunikon shqiptarēve se ēshtē mjaftueshmērisht jashtē kontrolli, i kriminalizuar dhe korruptuar sa qē me tē nuk matet dot askush. As edhe qēndresa qytetare 3 vjecare pēr Teatrin.

Shēmbja e Teatrit Kombētar ēshtē njē akt i pastēr politik qē synon tē tregojē se cili ēshtē I forti dhe gangsteri nē Shqipēri.
Edi Rama kishte dhēnē prova prej vitesh qē nuk njihte as demokracinē, as kulturēn dhe trashēgiminē e saj, as shtetin ligjor, as dialogun apo qoftē edhe njē fije njērzillēk qē herē pas here i shoqēron diktatorēt si makiazh.

Nga sot, nuk ka mē njeri qē beson se Edi Rama do tē largohet nga pushteti me zgjedhje tē lira apo tē ndershme. Sepse ai ka hyrē nē rrugēn e manipulimit pakthim tē zgjedhjeve.

Ky akt barbar shpresoj tē nxjerrē mē tē mirēn tek ne: qytetarinē tonë qē nē 1990 rrēzoi njē ndēr rregjimet mē tē tmerrshme tē historisē. Sepse diktatura tē kētij lloji, kaq tē marra dhe vrastare, kanē vetēm njē mēnyrē pēr tu pērmbysur. Tē gjithē nē shesh, pa asnjē justifikim apo paragjykim. Kjo tashmē ēshtē pērgjegjesi personale nga vetes, familjes, fēmijēve, pērgjegjēsi ndaj vendit dhe flamurit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link