Një super pjatë e shijshme me peshk me domate përgatitur në tigan. Për këtë recetë mund të përdoren shumë lloje peshku me mish të bardhë, por është e rëndësishme që të pastrohet nga halat.

Për këtë recetë peshk me domate në tigan kaperit mund ti zëvendësoni edhe me ullinj të zi dhe keni kështu një pjatë të dytë shumë elegante dhe me shije.

Peshk me domate në tigan

Prep Time20 mins

Cook Time10 mins

Total Time30 mins

Course: Main Course

Cuisine: Mediterranean

Keyword: peshk

Sasia: 4 persona

Kalori: 240kcal

  • 500 gr peshk merluc
  • 1 kokërr qepë
  • 5 domate te verdha pomodorini
  • 5 domate të kuqe pomodorini
  • 2 thelpinj hudhër
  • 20 gr kaperi
  • pak piper
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri

  • Për përgatitjen e kësaj recete peshk me domate në tigan, si gjithmonë sugjerojmë që peshku të jetë i freskët. Lajmë e pastrojmë peshkun nga pjesët e brendshme. Peshkun e presim fileto dhe e marinojmë me pak kripë e piper.

  • Sa të marinohet peshku në një tigan me vaj e ullirit kaurdisim qepën e prerë hollë deri sa të zverdhet pak. Më pas shtojmë domatet e prera, hudhrat e prera hollë dhe i kaurdisim për 2-3 minuta.

  • Shtojmë filetat e peshkut dhe i vendosim kapakun tiganit. Zjarri duhet të jetë shumë i avashëm gjatë kohës që bëhet peshku.

  • Pas 6-7 minutash filetot e peshkut i kthejmë me kujdes nga ana tjetër duke i lënë edhe 5 minuta. Më pas shtojmë sipër disa kaperi të shpëlarë nga kripa dhe pak piper.

Peshk me domate në tigan është gati. Ju ftojmë të lexoni gjithashtu recetat për peshk në skarë, supë peshku ose peshk në furrë.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Filed under: Gatime Peshk





Source link