Moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga juglindja e vendit. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 18 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 34 gradë celsius.

Vlera e indeksit UV do të jetë 8.

Ndryshim të motit pritet të ketë nga dita e mërkurë, ku moti do të jetë i ndryshueshëm dhe reshje lokale të shiut./Telegrafi/





Source link