Ish- ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka shpjeguar pse nuk është e ndaluar tubimi në kohë fatkeqësie natyrore.

Sipas Manjanit neni 47 nuk futet tek liritë e kufizuara si dhe qytetarët apo opozitën nuk e ndalon askush për të protestuar.

Madje Manjani bën thirrje që tek Teatri të ketë një protestë së bashku pasi veç e veç qeveria i mund.

 

STATUSI NGA YLLI MANJANI

Liria për t’u tubuar në shesh e vende publike NUK KUFIZOHET, aq më pak TË NDALOHET!!!!!!!

Janë dy nene të Kushtetutës së Republikës. Neni 175.2 e përcakton qartë se cilat liri e të drejta kufizohen në kohë fatkeqsie natyrore. Liria për t’u tubuar (neni 47) nuk futet tek ato liri që kufizohen. Aq më pak të hiqen fare!!!!

Ata policë, prokurorë apo gjykatës që braktisin Kushtetutën sepse kështu urdhëron qeveria, janë në shkelje të rëndë!

Duhet ti kenë mirë vath në vesh këto dy nene. Dikush do tua lexojë një ditë, por do jetë vonë…

Nuk po flas këtu për ata banditë që rrahin e dhunojnë kë u del para! Ata po konsumojnë krim të rëndë kundër njeriut!

Nga ana tjetër, opozitën politike dhe çdo shtetar apo qytetar i përgjegjshëm, nuk e ndalon askush të jetë korrekte me Kushtetutën e Republikës.

Natyrisht, pa armë,pa dhunë me maska, në distancë sociale. Plotësisht dakort. Por jo fare, sepse kështu urdhëron Surreli, apo se kështu gëzohet Brukseli!

Nuk mundet që një rrjesht në një VKM të na heqë lirinë politike!

Pseudo pandemia, ku prej një muaji nuk ka asnjë person të vdekur (nuk po
vdesin as ata që kanë rradhën), është një justifikim i shëmtuar që terrorizon njerëzit pa të drejtë!

Në Itali ende vdesin 100 njerëz në ditë, por vendi po lëviz. Po heqin dhe kufinjtë. Në Berlin, Münich, Paris etj po protestohet, megjithse qeveritë atje janë vite drite larg nesh…

Detyra e parë e opozitës politike është të çlirojë njerëzit nga kafazi pseudosanitar. Detyra tjetër është të përgatisë vendin për zgjedhje.

Të tjerat janë të zgjidhshme…

Nëse protestojmë veç e veç, do na mundin! Nëse bëhemi bashkë na hanë m…!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link