13:37, 17 Maj 2020

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se sot në Shqipëri është shembur dhunshëm teatri.

“Në Tiranë, rrëzuan godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar, në Kosovë rrëzuan Qeverinë e re të Albin Kurtit, të dyja në kohë pandemie globale, të dyja kundër vullnetit të qytetarëve”.

“Për të mirën e shqiptarëve do duhej të binte e vjetra në mendësi, në sjellje e qëllime të këqija. Tek ne po ndodh e kundërta, po rrëzohet e reja progresive e po shembet kujtesa historike”.

“Në skenën e teatrit vazhdimisht luhen drama, por vjen koha dhe perdet bien. Shfaqja përfundon dhe spektatorët duartrokasin e shfaqin mirënjohjen ose fishkëllejnë, shajnë e mallkojnë. Por në fund pushtetet e vjetra do të shemben se s’bën”, ka shkruar Nagavci në Facebook.





Source link