11:36, 17 Maj 2020

Ministria e Mbrotjes bën të ditur se në orët e hershme të ditës së sotme ka ndërruar, Sylë Zhitia, zyrtarë i lartë në MM, transmeton Klan Kosova.

Sylë Zhitia është vëllai i heroit, Afrim Zhitia. Në njoftimin e MM-së thuhet se ai ndërroi jetë nga një atakë në zemër.

“Me dhimbje të thellë, njoftojmë të gjithë stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, se sot me 17 maj 2020, në orët e hershme të mëngjesit nga një atak kardiak ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës”.

“Në emër të Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, zëvëndësministrit Enver Dugolli, Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, i shprehim ngushëllime më të thella, Familjes, shokëve, miqve dhe farefisit. Për veprimet tjera, do të njoftojmë më vonë”, thuhet në njoftimin e MM-së.





Source link