“Pas një beteje dy vjeçare, Kryeministri shqiptar rrëzoi Teatrin Kombëtar historik për të rindërtuar një të ri. “Nuk ishte i rrezikshëm”, thonë opozitarët që flasin për interesa të fshehta pas këtij vendimi”.

Kështu nis shkrimi i “Le Iene” emisioni i njohur investigativ në Itali, i cili ka bërë jehonë përmeës një shkrimi ngjarjeve të ndodhura në të zbardhur në Tiranë, ku u shemb Teatri Kombëtar.

“Në fund buldozerët e rrëzuan Teatrin Kombëtar historik të Tiranës. Pas këtij veprimi protestat shpërthyen në kryeqytetin shqiptar me arrestime të gazetarëve dhe qytetarëve që demonstruan kundër shembjes pavarësisht nga kufizimet kundër COVID 19”.

Ndërsa kanë postuar edhe një video nga momenti i shembjes, shkrimi vijon: “Imazhet që shihni vijnë nga kryeqyteti i Shqipërisë ku për më shumë se dy vjet është zhvilluar një betejë e vështirë për fatin e teatrit historik, të ndërtuar në fund të viteve 1930 nga regjimi fashist italian, bazuar në një projekt të arkitektit italian Giulio Bertè. Buldozerët goditën teatrin ndërsa shpërtheu lufta guerile në rrugët e kryeqytetit. Policia pasi kishte larguar njerëzit që ishin mbledhur brenda teatrit për ta mbrojtur atë, ndaloi edhe gazetarin e mirënjohur shqiptar Alfred Lela.

Një gazetar vendas na thotë: “Në vitin 2018 qeveria e Edi Ramës vendosi të pajtohej me individë privatë për prishjen dhe rindërtimin e teatrit, i cili ishte gjykuar se ishte në rrezik shembjeje. Në projektin publik-privat, sidoqoftë, iu dha mundësia individit privat që të ndërtojë të paktën gjashtë kulla ndërtimi banimi në sipërfaqen prej mbi 5 mijë metrash katrorë që i përkisnin teatrit, me pak fjalë, një biznes i maskuar si një ndërhyrje në favor të kulturës. Në atë kohë, kryengritja e botës së kulturës ishte e tillë aq sa solli projekti të bllokohej. Kjo situatë vazhdoi deri disa muaj më parë, kur Rama riafirmoi dëshirën e tij për t’u dhënë shqiptarëve një teatër të ri kombëtar, duke transferuar pronësinë në Bashkinë e Tiranës “, sqaron Le Iene.

Më tej në shkrim sqarohet: “Për këtë vendim u ngritën shoqatat që mbrojnë teatrin historik, si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila shpjegoi: “Teatri Kombëtar i Shqipërisë është përfshirë në listën e 7 vendeve më të rrezikuara në Evropë, siç njoftohet nga Instituti Evropian i Investimeve. Po flasim për një shembull të jashtëzakonshëm të arkitekturës moderne italiane të viteve ’30 dhe një nga qendrat më aktive kulturore në vend. Shoqata, duke mohuar që teatri ishte me të vërtetë i pasigurt, kishte njoftuar se donte ta ristrukturonte atë duke përdorur fonde jo shtetërore por qeveria e Edi Ramës vendosi menjëherë prishjen këtë mëngjes: “Ndërtesa duhet të prishet”, tha Rama, “Shqipëria duhet të ketë një teatër të mirë. Të gjitha argumentet janë ezauruar. Të gjithë kanë të drejtë të kenë mendimet e tyre, por në fund mazhoranca vendos”.

E për të marrë këtë vendim, Le Iene shkruan se nuk shërbeu as ashpërsia e përdorur nga opozita.

Opozita e ashpër e Partisë Demokratike, e cila kishte përdorur fjalë të zjarrta kundër Ramës, nuk ka shërbyer: “Në mes të pandemisë, kur shqiptarët janë mbyllur në shtëpitë e tyre, qeveria ka miratuar një dekret penal. Kryeministri Rama ia kalon zonën e Teatrit Kombëtar kryetarit Veliaj. Dhe praktikisht trajton trashëgiminë kulturore si një plaçkë lufte. Por godina e teatrit do të qëndrojë në këmbë, jo vetëm sepse ekziston shpirti i një Tirane të vuajtur, por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të ndershme. Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen që meriton “, citohet Basha në shkrim.

E megjithatë, vijon shkrimi “Asgjë nuk u arrit të bëhet, në të zbardhur një buldozer hodhi poshtë teatrin historik. Ndërkohë, kryetari i kryeqytetit ka njoftuar se puna për Teatrin e ri Kombëtar do të fillojë në fund të vitit ose në fillim të vitit 2021”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link