Një plagosje me armë zjarri është shënuar pak caste më parë në Mamurras. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se të plagosurit identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë të moshës 40 dhe 20 vjeç. Përsonat e plagosur janë nisur drejt spitalit të Traumës, për trajtim më të specializuar.

Sakaq policia ka rrethuar vendngjarjen për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link