Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka prezantuar lehtësimin e masave të izolimit, duke përfshirë rihapjen e të gjitha dyqaneve, restoranteve dhe parukerive nga 18 maji, duke mos harruar udhëzimet që synojnë të ndalin përhapjen e koronavirusit sërish.

Në një adresim para kombit të shtunën, Conte ka thënë se përpjekjet për të kontrolluar shpërthimin e koronavirusit kanë sjellë rezultate dhe se Italia është e gatshme për një fazë të re kundër pandemisë, duke theksuar se ka shumë besim dhe përgjegjësi nga ana e popullatës.

Më 25 maj, palestrat, pishinat dhe qendrat sportive do të rihapen sërish, ndonëse duhet të funksionojnë me protokolle të sigurisë.Më 3 qershor njerëzit mund të udhëtojnë nga rajoni në rajon, përveç nëse qeveria merr masa mbrojtëse bazuar nga rreziku i infektimit në ndonjë rajon specifik.

Nga kjo datë nuk do të jenë subjekt i karantinës edhe personat që arrijnë në këtë shtet nga Bashkimi Evropian, zona Shengen (përfshirë Zvicrën), Mbretëria e Bashkuara, Irlanda Veriore, Andora, Monako, San Marino dhe Vatikani. Ai ka thënë se duhet edhe pak kohë para se të rikthehet liga italiane e futbollit, Serie A, ndonëse ekipet mund të rifillojnë stërvitjet nga 18 maji.

“Ne po marrin rrezik të matshëm, të vetëdijshëm se lakorja e infektimit mund të rritet sërish”, ka thënë Conte para gazetarëve. “Ne po marrim rrezik dhe na duhet ta pranojmë atë, përndryshe nuk do të mund të rifillonim. Nuk mund të presim për vaksinë” është shprehur mes tjerash ai.

Italia është një prej shteteve të prekura më së keqi nga koronavirusi i ri. Ky vend ka regjistruar mbi 200,000 të infektuar dhe mbi 30,000 të vdekur si pasojë e sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi./REL


Top Channel





Source link