Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë gjithmonë aktive në rrjetet sociale, por më së shumti gjatë këtyre ditëve në karantinë. Këngëtarja ka zhvilluar së fundmi një miniintervistë me ndjekësit në rrjetin social “Instagram”. Një ndër ndjekësit e ka pyetur Ronelën: “Për çfarë je penduar në jetën tënde”? Ndërsa këngëtarja nuk ka hezituar të përgjigjet duke thumbuar dhe ish-partnerin e saj Young Zerka. “Penduar jo… Thjesht unë bëj shumë për njerëzit që dua dhe s’para më kthehet siç e kam bërë. Por nuk e evitoj dot, po të kem diçka në dorë për ta bërë për dikë, do e bëj”, shkruan ajo. Ndërsa një tjetër ndjekës ka qenë kurioz të dinte nëse Ronela është e lidhur apo jo. “A je e lidhur?”, është pyetja që ndjekësi i drejton. “Jam e zgjidhur”, shkruan këngëtarja. Kujtojmë që disa ditë më parë, këngëtarja nuk e uroi as për ditëlindje, ndërsa tashmë konfirmoi ndarjen nga Young Zerka.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link