16:17, 17 Maj 2020

Gjykata Themelore e Prishtinës- Dega në Podujevë, i ka caktuar 15 ditë paraburgim të pandehurit me inicialet A.Rr, për vepren penale “Dhunë në Familje”.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuriA.RR.mund të përsëris veprën penale, po ashtu mund të ndikojedhe në të dëmtuarën – bashkëshorten e tij L.RR. si dhe në dëshmitarët tjerë eventual”.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.





Source link