Vihen në pranga 2 inspektorë të pyjeve në Njësinë Administrative Ishëm, si dhe procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten. Arrestimet vijnë pas një aksioni të policisë së Durrësit në territor për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë të arrestuarit nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës, pasi nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët narkotikë që do kultivoheshin në këtë siperfaqe.

Njoftimi i plotë:
Vijon kontrolloi masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Vihen në pranga 2 inspektorë të pyjeve në Njësinë Administrative Ishëm, si dhe procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Kuraten, Njësia Administrative Ishëm, Durres, kanë konstatuar një sipërfaqje të shpyllëzuar dhe kanë gjetur rreth 100 fidanë kanabis gati për kultivim në këtë sipërfaqe të shpyllëzuar.
Në vijim të veprimeve të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
R. S. dhe S. D., banues në Ishëm, me detyrë inspektor pyjesh në Njësinë Administrative Ishëm.
Si dhe u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten, shtetasi U. D.
Shtetasit e mësipërm nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës, pasi nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët narkotikë që do kultivoheshin në këtë siperfaqe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link