Një vaksinë kundër koronavirusit duket se ka mbrojtur nga sëmundja gjashtë majmunë. Kjo, jep shpresa për vaksinën e shumëpritur që tani po testohet tek njerëzit. Sidoqoftë, suksesi tek kafshët nuk garanton suksesin edhe tek njerëzit.

Një grup majmunësh u ekspozuan ndaj virusit Sars Cov 2 dhe gjashtë kafshët që ishin vaksinuar, kishin më pak virus në mushkëri dhe rrugët e frymëmmarrjes.

Testimi u realizua në SHBA, dhe në të morën pjesë kërkues të Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe universitetit të Oksfordit. Vaksina, duket se i ka mbrojtur kafshët duke mos lejuar ato të zhvillonin pneumoni. Majmunët tek të cilët është testuar vaksina, kanë sisteme imunitare të ngjashme me njerëzit. E ata, duket se nuk kanë zhvilluar as ndonjë sëmundje të shkaktuar nga ndryshimi i imunitetit që është një rrezik teorik.

Kjo ndodh kur vaksina nxit një reagim të ekzagjeruar ndaj një sëmundjeje. Studimi nuk është vlerësuar ende nga shkencëtarë të tjerë dhe as nuk është publikuar zyrtarisht, por profesori Stiven Evans, në London School of Hygiene dhe Tropical Medicine, e përshkroi atë si një studim të një cilësie të lartë dhe shumë inkurajues.

Në anën tjetër, në Britaninë e Madhe, po vazhdojnë testimet tek më shumë se 1 mijë vullnetarë, nga ana e universitetit të Okxfordit. Ka më shumë se 100 vaksina eksperimentale të koronavirusit që po zhvillohen aktualisht.


Top Channel





Source link