• Lajmë mishin dhe e presim në forma drejtkëndore. Sipas preferencës mund të përdorim mish derri ose mish pule, pjesën e bardhë. Mishin e kaurdisim në një enë me pak vaj ulliri.

  • Pasi mishi ka marrë ngjyrën e zverdhur i shtojmë 1/2 gotë ujë, pak kripë dhe e lemë sa të mpikset uji.

  • Më pas qërojmë patatet dhe i skuqim ne një enë me vaj ulliri. Domatet,sallator dhe qepë i presim në forma gjatësore. Mund të përdorim edhe pomodorini. Mbushja e sufllaqes është gati.

  • Pasi janë bërë gati të gjithë përbërësit fillojmë mbushjen për sufllaqe përgatitur në shtëpi.

  • Marrim piten dhe lyejmë me salcë tzatziki, sipër vendosim patatet, perimet, mishin dhe e mbështjellim në formë hinke.

  • Për të mos u hapur sufllaqa e mbështjellim me letër dhe i vendosim nëpër pjata.

  • Sufllaqe përgatitur në shtëpi është gati. Shoqërojeni me një pije të ftohtë.





  • Source link