Ka filluar lehtësimi i masave kufizuese, të cilat u prezantuan për të parandaluar përhapjen e coronavirusit në vend që nga fillimi i kësaj jave. Me punë filluan dyqanet, bastoret sportive, autoshkollat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët kanë qenë nën presion psikologjik për dy muajt e fundit që nga fillimi i epidemisë Covid-19, por pas lehtësimit të masave që synojnë kthimin gradualisht të jetës në normalitet, qytetarët të paktën sipas asaj që mund të shohim në rrugë, në markete, etj. jo gjithmonë respektojnë rekomandimet, si mbajtja e maskave, distanca fizike …

Mbajtja e detyrueshme e maskave brenda dhe jashtë mbeti në fuqi nëse nuk mund të mirëmbahet një distancë prej dy metrash, por prapë pamjet nëpër dyqane, markete dhe madje edhe jashtë saj nuk është saktësisht e tillë.

“Do të ishte gabim të largojnë masat shtrënguese të qeverisë si fundi i kërcënimit Covid-19 dhe krizës me pandeminë. Relaksimi i referohet masave kufizuese, por nuk do të thotë të anashkalimit të mbrojtjes personale, vetëdijes dhe kujdesit. Diçka që mund të jetë shumë më e keqe dhe diçka që do t’i kushtojë shumë Maqedonisë së Veriut nëse vjen deri tek paraqitja dhe rritje e papritur të numrit të rasteve me Covid-19, vetëm disa ditë pas lehtësimit të masave. Arritja e një situate të ri-mbylljes do të ishte më shkatërruese për ekonominë dhe komunitetin sesa ndikimi i masave të para kufizuese”, tha për AIM kryetarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shkup, Xhihan Tavila.

Ajo theksoi se ky do të ishte një tregues që të gjitha rezultatet pozitive të dy muajve të fundit me kufizime të rrepta do të bien në ujë dhe ne do të kthehemi nga fillimi dhe shtoi se autoritetet, palët e interesuara dhe qytetarët nuk duhet të lejojnë që kjo të ndodhë./Telegrafi/





Source link