Buka e përzier me miell gruri dhe misri e ka origjinën nga Amerika, prandaj ka marrë edhe emrin Bukë amerikane e cila përdoret gjerësisht edhe në vendin tonë.

Bukë Amerikane

Prep Time20 mins

Cook Time30 mins

Resting2 hrs

Total Time2 hrs 50 mins

Course: Bread

Cuisine: American

Keyword: buke

Sasia: 6 persona

Kalori: 240kcal

  • 250 gr miell misri
  • 250 gr miell gruri
  • 350 ml ujë
  • 30 gr maja
  • 1 lugë e vogël mjaltë ose sheqer
  • 2 lugë e madhe vaj ulliri
  • 15 gr kripë

  • Në një gotë me ujë të vakët shkrijmë majanë dhe mjaltin.

  • Në fillim në një enë hedhim miellin e misrit dhe ujin që e kemi ngrohur rreth 60 – 70 gradë. E trazojmë mirë me lugë (sepse ujë është i nxehtë), derisa të bëhet një masë homogjene.

  • Pasi e trazojmë për rreth 3 minuta, hedhim miellin e grurit, majanë e më pas kripën dhe vajin.

  • Pasi e punojmë mirë e mirë për gati 5-6 minuta, e mbulojmë në një ambient të ngrohtë për rreth 1 orë.

  • Më pas ,e marrim dhe e vendosim në tepsinë e pjekjes të lyer me vaj ose gjalpë.

  • E çojmë në furrë në temperaturën 50 gradë dhe do ta lemë edhe 1 orë tjetër.

  • Kur e shikojmë që brumi është dyfishuar, e pjekim bukën amerikane në temperaturën 200 gradë për 20-30 minuta.

  • Bukë amerikane është gati. E lëmë të ftohet dhe e presim në feta për ta shërbyer.

Mielli i misrit përmban kalcium, hekur, magnez, fosfor, potas, acid folik, vitamina A, B6, B12. Mirëpo mënyra më e mirë, për t’i mbajtur nën kontroll këto përbërës, është mirë që ta përgatitim bukën në shtëpi.

Receta të tjera për të përgatitur bukën në shtëpi, buke shtëpie me lëng molle ose bukë me arra.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Filed under: Bukë dhe Brumëra





Source link