Qeveria e Italisë miratoi të shtunën një dekret i cili do të lejojë udhëtimin drejt dhe jashtë vendit që nga 3 qershori. Ky është një vendim i madh nga Italia pasi është një nga vendet më të prekura në botë nga Covid-19.

Disa rajone kishin kërkuar për një rikthim më të shpejtë të ejtës normale, por Kryeministri Giuseppe Conte ka insistuar në një kthim gradual për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve.

Më shumë se 31.600 italianë kanë vdekur nga COVID-19 që kur shpërthimi u shfaq në këtë shtet më 21 shkurt. Italia zë vendin e tretë të vdekjeve në botë pas asaj të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, të shkaktuara nga Covid-19.

Italia ishte ndër vendet e para që vendosi masa megjithatë virusi e goditi fuqishëm, ndërsa lirimi i masave nisi që prej 4 majit, ku u lejuan fabrikat dhe hapja e parqeve.

Në Italia dyqanet do të hapen më 18 maj dhe qeveria vendosi që të gjitha lëvizjet brenda rajoneve individuale duhet të lejohen po atë ditë, kjo do të thotë se njerëzit do të jenë në gjendje të vizitojnë miqtë.

Ndalimi ndër-rajonal dhe i udhëtimit të të huajve do të mbetet në fuqi deri pas festës së Ditës së Republikës së 2 Qershorit në Itali, duke parandaluar çdo udhëtim masiv gjatë asaj fundjave.

Rajonet mund të riaktivizojnë të gjithë sektorët e ekonomisë, për sa kohë që ndiqen protokollet e sigurisë. Autoritetet e shëndetit kombëtar do të monitorojnë situatën për t’u siguruar që infeksionet mbahen nën kontroll, thuhet në dekret.

Dyqanet dhe restorantet në të gjithë vendin po përgatiten të rihapen nën rregulla të rrepta të distancimit shoqëror dhe higjienës, siç rekomandohet nga autoritetet shëndetësore.


Top Channel





Source link