Policia e Durrësit ka proceduar në gjendje të lirë 7 persona, pasi akuzohen për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ajrit”.

Sipas uniformave blu, këta shtetas “në Jubë, në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe të ndotjes së ambinetit dhe lumenjve.

Procedohen në gjëndje të lirë 7 shtetas, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ajrit”.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe lumejve dhe për parandalimin e ndërtimeve pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit:

T. T., I. K., M. K., I. K., Z. Ç., R. B., dhe Q. T., banues në Jubë, Sukth dhe Shijak.

Këta shtetas, në Jubë, në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link