“Këtu ishte edhe profesor Ukshin Hoti i cili sot ka 21 vjetorin e rrëmbimit pas lirimit të tij”.

19:24, 16 Maj 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliun dhe bashkëpartiakun Enver Dugolli, kanë vizituar burgun e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur Liburn Aliu përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se në këtë burg kanë qëndruar të tre ata, njofton Klan Kosova.

“Në burgun e Prishtinës kemi qenë të tre ne. Para meje e Albinit ishte Enveri. Para tij dhe shumë të tjerë. Këtu ishte edhe profesor Ukshin Hoti i cili sot ka 21 vjetorin e rrëmbimit pas lirimit të tij. Qelia numër 11, vite më vonë u bë edhe qelia ime”.

klankosova.tv





Source link