Policia e Mirditës ka parandaluar përshkallëzimin e një sherri mes dy persona, duke arrestuar një 35-vjeçar.

Në pranga ka rënë i riu E. Sh., i cili pas një konflikti të çastit me shtetasin V. P., i kishte thyer xhamin e makinës këtij të fundit dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste me pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Mirditë

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy personave.

Kanosi me armë zjarri një shtetas, duke e kërcënuar se do ta vriste, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë u vu në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas njoftimit të marrë se në Rrëshen, Mirditë, kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte dhe armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kontatuan se:

Shtetasi E. Sh., pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin V. P., i kishte thyer xhamin e makinës këtij shtetasi dhe po e kërcënonte me armë zjarri për ta vrarë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të largohet pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë Mirditë.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën armën e zjarrit pistoletë me të cilën ky shtetas kishte kanosur për vrasje shtetasin V. P.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Nderfane, Mirditë, për veprat penale në ngarkim të tij “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

05287f3e B781 4135 A931 Fab9afca51fd
05287f3e B781 4135 A931 Fab9afca51fd

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link