Historia e gruas që po trondit Italinë/ Kthehet në vendlindje pasi u mbajt 18 muaj peng në Afrikë – Balkanweb.com

    17


    MILANO

    Një grua e re në moshë italiane u kthye sërish në Itali, pasi ishte mbajtur peng për 18 muaj në Afrikën Lindore. Silvia Romano është ndër emrat më të lakuar për momentin në mediat italiane, për shkak të historisë të saj të pazakontë.

    Ajo u ul së fundmi në Aeroportin e Romës, ndërsa ka zbuluar edhe fytyrën, duke hequr maskën që mbante për shkak të Covid-19. Gruaja ka takuar përzemërsisht të afërmit të saj, kurse ka prekur me brryl ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio, në vend se ta takonte në një mënyrë miqësore, raportojnë mediat e huaja.

    Silvia Romano, 24 vjece, italiane, po punonte me një grup vullnetarësh humanitarë nga Italia në Kenia, kur ajo u rrëmbye në nëntor 2018 nga një grup i armatosur. Kryeministri italian Xhuzepe Konte ka falënderuar agjentët e vendit që bënë të mundur riatdhesimin e Romanos në Itali, nga Somalia, ku ajo kishte qenë së fundmi. Romano u dërgua në Ambasadën Italiane në Mogadishu pasi ajo u la e lirë.

    Prokurorët në Romë që hetojnë për krimet që bëhen kundër shtetasve italianë edhe jashtë kufijve të vendit, pritet që të pyesin atë për të zbuluar kush e ka mbajtur peng 24-vjecaren. Mediat italiane raportojnë se rrëmbyesit e kishin lënë italianen në duart e organizatës të cilësuar të rrezikshme në Somali, Al Shabab. Al Shabab akuzohet se ka kryer shumë grabitje të të huajve gjatë bregdetit në Kenia.

    Miqtë e të njohur të vajzës, që e njihnin atë, e kanë pritur me duartrokitje Romanon, madje duke e përshëndetur edhe nga ballkonet, kur italiania mbërriti në shtëpi. Silvia Romano jeton në Milano. Mediat e vendit fqinj thonë se Romano ishte konvertuar në myslimane, ndërsa mbahej peng. As autoritetet italiane dhe as familja e saj nuk e kanë komentuar këtë fakt. Kur ajo zbriti në aeroport, kishte veshur një veshje tipike afrikane, ndërsa të veshur kishte edhe një maskë për t’u mbrojtur ndaj koronavirusit.

    (d.xh/ balkanweb)

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
    Grupi Balkanweb





    Source link