Eksperti i njohur francez i vrasësve serialë, Stephane Bourgoin, ka rrëfyer se karriera e tij prestigjioze është e bazuar në gënjeshtra.

Para se hetimi i bërë ndaj tij ta rrëzonte, 67 vjeçari Burgoin ndërtoi një reputacion si eksperti kryesor i shtetit për vrasësit serikë, duke shkruar më shumë se 75 libra dhe prodhuar dhjetëra dokumentarë.

Për shkak të titullit të tij si ekspert në këtë fushë, ai ftohej si ligjërues mysafir për të kursantët në akademinë e policisë kombëtare të gjyqësorit dhe rregullisht vizitoi vendin për të dhënë fjalime mbi përvojat e tij.

Sidoqoftë, në janar, një kolektiv anonim i quajtur “4e Oeil” ose “Syri i 4-të” ngarkoi një seri videosh në Youtube duke e akuzuar Bourgoin për gjënjeshtra, dhe kjo histori u bë shumë shpejt një sensacion në Francë duke marrë parasysh profilin e tij publik.

Videot më pas janë fshirë nga Youtube, por mbeten ende në webfaqen zyrtare të këtij grupi.

Zëdhënësi i tyre i tha CNN-it se kishin filluar hetimin ndaj Bourgoin në gusht të vitit 2019 pasi diskutuan rreth punës së tij në një grup të Facebook-ut kushtuar çështjeve penale.

Anëtarët e grupit kishin dyshimet e tyre se Bourgoin kishte bërë plagjiat të librave të shkruara në anglisht dhe vërejtën data që nuk përputheshin, apo që kishte mospërputhje nga njëri libër i tij në tjetrin.

“Intervistat e tij televizive na bindën që ai me të vërtetë po i shpikte të gjitha”, i thanë ata CNN-it.

Bourgoin tani i ka pranuar gënjeshtrat, si në shtyp ashtu edhe në llogarinë e tij personale në Instagram.

“Kam turp që kam gënjyer, që kam mbajtur gjëra të fshehura”, tha ai në një intervistë për Le Parisien.

“Është e vërtetë që kur isha në sy të publikut, ndonjëherë më ka rastisur të stolisja, ekstrapoloja, ekzagjeroja rëndësinë time, sepse gjithmonë kisha ndjenjën e thellë e të mos qenit i “dashur”.

Njëri prej trillimeve ka të bëjë me një grua që ishte vrarë më 1976 në Los Angeles të shteteve të bashkuara të Amerikës. Bourgoin kishte thënë me vite që ishte gruaja e tij ajo që u vra, por në fakt ishte një banakiere që e kishte takuar pesë ose gjashtë herë.

“Është krejtësisht e vërtetë që unë në mënyrë vullnetare e fsheha identitetin e saj”, tha ai.

Bourgoin gjithashtu e pranoi se po përgatiste një takim me vrasësin serik, Charles Manson, dhe foli rreth asaj se pse tani po rrëfehet.

“Kjo më ka munduar jashtëzakonisht shumë për dy, tre vjet”, tha ai.

“Shumë çuditërisht, ekziston lehtësimi për të thënë të vërtetën, dhe nga turpi, vullneti për të shpenguan veten time, për të mos thënë kurrë më marrëzi si tilla në publik”.

Zëdhënësi i “4e Oeil” tha për CNN se ata dëshirojnë që Bourgoin të ndalojë së punuari në këtë fushë.

“Në sinqerisht dyshojmë që justifikimet e tij, edhe pse i ka paraqitur, janë të sinqerta”, deklaruan ata.





Source link