17:06, 16 Maj 2020

Pas dy muajve bllokadë të krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, është rikthyer futbolli gjerman.

Liga e parë që filloi të luhet sot është Bundesliga gjermane, njofton Klan Kosova.

Derbi i kësaj lige është përballja ndërmjet klubeve Borussia Dortmund dhe Schalke 04.

Që nga minutat e para të takimit, Dortmund është duke e dominuar lojën.

Në pjesën e parë ishin futbollistët Erling Braut Haaland dhe Raphael Guerreiro ata që shënuan nga një gol.

Në fillim të takimit të dytë, sulmuesi belg Thorgan Hazard arriti ta ngritë epërsinë në 3:0.

Pastaj në minutën e 63-të, Raphael Guerreiro shënoi sërish, kështu duke e çuar epërsinë në 4:0.

 

klankosova.tv





Source link