Aktori Neritan Licaj, ndërsa po fliste në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, foli për një moment edhe për dhunën që disa policë kanë ushtruar ndaj një të mituri.

Licaj tha se fëmija është dhunuar në orën 6 të mëngjesit, duke shtuar se edhe policia serbe niste operacionet në orën 8. Ai shtoi se të tillë veprim edhe policia serbe zor se do ta bënte.

Neritan Licaj theksoi se veprimi i atyre policëve është absolutisht akt i rëndë e madje e cilësoi si kafshëror.

“Unë nuk jam i dhunshëm, por për fëmijën tim e vras. Unë fëmijën tim nuk e kam prekur asnjëherë. Fëmijën e kam rritur normalisht. Është turp të rrihet një fëmijë. Me kë e tregon forcën mor? Me një fëmijë, hajde tregoje këtu.

Në 6 të mëngjesit me gaz, ndërsa edhe policia serbe nuk e bënte këtë. Edhe policia serbe niste operacionet në 8. E kanë bërë Unazën batërdi. Jam vërtetë i revoltuar. Të paktën fëmijën mos e prek mor kafshë. Mund të thotë se kryeministri nuk ishte aty, epo peshku qelbet nga koka. Politikanët tanë vetëm përcajnë dhe sundojnë. Për Teatrin kanë shkelur Kushtetutën”, u shpreh aktori Licaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link