Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski thotë se në këto dy muaj u bëj thirrje të gjithë atyre që do të vendosin t’i mbajnë zgjedhjet të jenë të kujdesshëm se si do të vendosin sepse vendi ynë është në pandemi.

“Është e qartë se situata aktuale në vend paraqet sfida të reja dhe është e qartë se duhet të kihet kujdes në çdo hap. Nëse zgjedhjet organizohen në kushte të tilla, do të jetë e nevojshme të organizohen shumë më tepër burime njerëzore dhe shumë mjete mbrojtëse, dhe gjithçka do të thotë më shumë mjete financiare”, thotë Derkoski.

Ai shton se KSHZ do të duhet t’i zbatojë zgjedhjet nëse merret një vendim, megjithëse në këtë situatë procesi do të jetë shumë i ndërlikuar.

“Nuk është e mundur të mbahen zgjedhje për 22 ditë sepse nuk ka listë zgjedhor, me cilën listë të votuesve do të shkonit në votime? Interpretimi i dekretit, i cili është lëndë i disa politikanëve, ekspertëve, etj, thotë se nuk duhet të vazhdohet dita e 22-të para ditës së zgjedhjeve. Dekreti thotë ndalohen të gjitha veprimet që kanë qenë deri atëherë, ndërsa në nenin dy thotë se KSHZ-së i jepet detyrë një ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme që rishikoj afatet, kjo do të thotë se KSHZ me patjetër duhet ti rishikoj afatet e listës zgjedhore duke u thirrur në Kodin Zgjedhor./Telegrafi/





Source link