Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, për “Alfa” tha se do të duhen 45-50 ditë për të organizuar zgjedhjet në të cilat, sipas tij, do të duhet të angazhohen mbi 100.000 njerëz.

“KSHZ duhet të ketë 45 deri 50 ditë optimale për të përfunduar të gjitha veprimet, që procesi të jetë jashtëzakonisht i ligjshëm, dhe të mos futemi në një situatë për të marrë një vlerësim se ne nuk i kemi kryer zgjedhjet siç duhet.

Rreth 100.000 njerëz do të nevojiten për ditën e zgjedhjeve, të cilët duhet të jenë në vendvotimet gjithë ditën për të siguruar kushte dhe mënyrë të funksionimit me protokollet që KSHZ-ja do të duhet t’i miratojë”, tha Derkoski.

Presidenti Stevo Pendarovski djek deklaroi se KSHZ nuk është autorizuar që të caktojë se kur mund të ketë zgjedhje.

“KSHZ-ja nuk është e autorizuar të thotë se kur mund të ketë zgjedhje. Nëse politikanët thonë se do të ketë, ata do ta dërgojnë atë brenda kornizës ligjore. Tani kemi një kornizë ligjore, nëse më tej miratohet e re, ata do ta respektojnë atë”, tha Pendarovski./Telegrafi/





Source link