BRITANI E MADHE

Në Britaninë e Madhe është duke u zhvilluar një plan për të trajnuar qentë për të nuhatur simptomat e koronavirusit para se ato të shfaqen tek njerëzit.

Sipas ‘The Guardian” qentë janë stërvitur më para dhe janë arritur rezultate shumë të mira në zbulimin e personave të semurë me kancer, me malarje, Parkinson etj.

Dhe një studim i ri do të vlerësojë nëse labradorët ose cocker spaniel mund të bëjnë të njëjtën gjë edhe për Covid-19. Në këtë operacion të rëndësishëm janë përfshirë dhe tre institucione kërkimore.

Kujtojmë që deri tani në botë janë infektuar nga koronavirusi mbi 4,5 milionë njerëz, nga të cilët kanë humbur jetën rreth 308 mijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link