Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se pavarësisht momenteve të vështira që po kalon vendi, qeveria nuk i ka ndërprerë koncesionet për 5 oligarkë.

Në një intervistë për ‘Kjo Javë’ në ‘News24’, lideri i opozitës tha se edhe tenderat për letrën higjienike nuk janë pezulluar, apo shpenzimet e luksit, si arredimi i zyrës së një ministri.

“Pse turizmi shqiptar është lënë në mëshirë të fatit?! Pse ekonomia shqiptare kërcënohet?! Përgjigja është e thjesht, sepse qeveritë e tjera kanë lënë mënjane çdo gjë tjetër. Këtu edhe në kohë COVID-i vjedhin për maskat, për tenderat e letrës higjienike. Është i vetmi vend në Ballkan, ku shpenzohet 200 mijë euro për një zyrë ministri. Prokurimet e mëdha i marrin vetëm 5 njerëz, koncesionet dhe PPP-të, dhe gjithë buxheti i shqiptarëve është për ta. Që hanë dhe pinë me Edi Ramën dhe 3-4 ministrat e tij. Rezervat këtu janë.”, tha Basha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link