Arrestohet në Francë i dyshuari për gjenocidin e Ruandës – Klan Kosova

    18


    21:44, 16 Maj 2020

    Félicien Kabuga, një nga të dyshuarit më të kërkuar në gjenocidin e Ruandës, është arrestuar afër Parisit, ka njoftuar ministria franceze e Drejtësisë.

    Kabuga u arrestua nga xhandarët në Asnières-sur-Seine, ku ai kishte jetuar nën një identitet të rremë, njofton Klan Kosova.

    Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën ka akuzuar 84 vjeçarin për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

    Ai dyshohet të ketë qenë financuesi kryesor i ekstremistëve etnikë Hutu që masakruan 800,000 njerëz në vitin 1994.

    Shtetet e Bashkuara kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionësh për informacionin që çoi në arrestimin e Kabuga.





    Source link