Një autoambulancë është përfshirë në një aksident automobilistik në aksin Fier-Patos. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se autoambulanca është përplasur me një automjet tip ‘Toyota’ me targa AA 365 YX duke përfunduar jashtë rruge dhe ka hyrë në një kapanon.

Mësohet e se në ambulancë ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit, i cili ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur pacientë apo personel mjekësor. Ndërkohë, në automjetin tip ‘Toyota’ udhëtonin dy persona, të cilet nuk paraqesin probleme shëndetësore.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisure hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ky aksident, ka sjellë për disa minuta edhe bllokimin e qarkullimit, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë situata u menaxhua.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link