BRITANI E MADHE

Bebe Rexha është në mesin e emrave me famë botërore që e tregon me krenari prejardhjen e saj shqiptare. Si të gjithë në botë dhe Bebe prej më shumë se dy muajsh ndodhet në karantinë.

Por gjatë kësaj kohe këngëtarja shqiptare është marr dhe me një pasion te sajin, gatimin sidomos ushqime tradicionale shqiptare. Pak kohë më parë ajo na tregoi se po gatuante byrek në shpinë e saj madje i dukej dhe shumë i vështirë për t’u përgatitur.

Ndërsa në një intervistë për “British Vogue” Bebe na tregon se në shtëpinë e saj ka gatuar një pjatë tipike shqiptare, fasule.

“Të qenit në karantinë më ka bërë të jem më afër familjes time. Çfarë bëj unë nën karatinë, rri në shtëpi dhe gatuaj ushqimet e preferuara me shokun tim më të mirë, vëllain tim, Flo Rexha”- tregon këngëtarja e njohur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link