Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi dhe Stefan Mladenovski (i amnistuar nga sulmi në Kuvend), janë dëshmitarët vijues të cilët janë paraparë të dëshmojnë në Gjykatën Penale – Shkup, për lëndën penale për organizatorët e ’27 prillit’.

Këta dëshmitarë edhe më herët kanë dëshmuar në një lëndë tjetër për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ku u akuzuan ish-ministri i MPB-së dhe ish-drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavjiv dhe 30 persona të tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani në rastin për organizatorët për ’27 prillin’, ku të akuzuar janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski dhe ish-drejtori i DZK-së, Vladimir Atanasovski, kanë dëshmuar disa personave, midis të cilëve edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski./Telegrafi/





Source link